Qeveria filloi procesin e vlerësimit te dëmeve shkaktuar nga përmbytjet ne qarkun Shkodër dhe Lezhë.

Kryeministri Sali Berisha paraqiti një liste te gjate ku do te bazohet fatura financiare për dëmshpërblim, nder te tjera shtëpi, orendi shtëpiake, gjë te gjalle baze ushqimore për gjene e gjalle, objekte sociale e publike, etj.

Sali Berisha: “Ne së bashku vendosim sot mënyrën e ngritjes së grupeve të punës. Ky vendim hap dritën jeshile për një proces shumë të rëndësishëm, i cili duhet të bazohet në dokumentacionin real në fotot satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, duhet të bazohet në regjistrin e matrikullimit të gjësë së gjallë, pra duhet të jetë vlerësimi më i ndershëm, më real, duhet t’i përmbahemi asaj që ne do zhdëmtojmë të gjitha dëmet e krijuara.”

Berisha u dha porosi ministrave te bëjnë një rialokim te fondeve për këto dy qarqe, nxitur nga situata e krijuar.

Qeveria mori vendim te beje ndryshime ne ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. 

Objektivi i shërbimit nuk do te jete vetëm ndihma e agjencive te zbatimit te ligjit për te luftuar krimin.

Sali Berisha: “Një objektiv i ri, lufta kundër korrupsionit ndaj të presionit publik. Shërbimi Informativ Kombëtar do ketë detyrën e vettingut të kategorive të caktuara të punonjësve, por do jetë e drejtë e çdo qytetari të kundërshtojë me gjykatë, në qoftë se gjykon se nuk është objektiv certifikimi që i është bërë”.

Mënyra e emërimit te drejtorit te SHISH dhe zv/drejtorit nuk ndryshon. Sipas nenit 92 te kushtetutës, presidenti  me propozim te kryeministrit, emëron drejtorin e Shërbimit Informativ te Shtetit. Kryeministri publikoi këtu një tjetër ndryshim te parashikuar ne këtë ligj.

Sali Berisha: “Kryeministri para se t’i propozojë do të marrë miratimin e komisionit parlamentar të sigurisë. Ligji i njeh komisionit parlamentar të çështjes së sigurisë të drejtën e kontrollit të plotë, përcakton afatin 5-vjeçar të mandatit të drejtorit dhe zv/drejtorit. Me të drejtë përsëriti një herë”.

Ne praktiken e mbledhjeve te këshillit te ministrave do te futet raportimi i ministres Bregu mbi ecurinë e punës me pyetësorin e BE. 

Deri tani është mbyllur pjesa me e madhe e punës qe gjithsesi do t’i nënshtrohet procesit te riverifikimit.

Majlinda Bregu: “Ka përfunduar dhe është raportuar përfundimi i pjesës dërmuese të pyetjeve të pyetësorit. Rreth 22 kapituj dhe 33 të tjerë, të cilët janë në proces të përfundimit.”

Kryeministri Sali Berisha tha qeveria është e angazhuar për përgjigje sa me serioze ndaj këtij dokumenti, te cilin e ka vendosur ne krye te prioriteteve te saj./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi