Pas më se tre orësh debat pozita dh opozita kanë rënë dakord për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor për Korporatën Elekroenergjitike Shqiptare duke pranuar propozimin e Qazim Tepshit që periudha e hetimit të shtrihet sipas kërkesës së paraqitur nga opozita dhe në rast domosdoshmërie gjatë hetimit ajo mund të kalojë përtej kufijve 1 janar 2002. Kryetari i komisionit u zgjodh Jemin Gjana. Në hetim nga opozita marrin pjesë dhe deputetët Dilaver Qesja Edi Paloka, Alfred Cako dhe Jak Ndoka ndërsa nga mazhoranca Eduart Alushi, Jup Tabaku, Lekë Çukaj, Ndue Preka, Kristo Goxhi dhe Flamur Hoxha. Afati i komisionit hetimor do të zgjasë dy muaj. Socialisit Petro Koçi gjatë zhvillimit të seancës tërhoqi kërkesën e tij duke lënë fituese të çështjes opozitën. /tvklan.al