FIFA akuzohet se nuk ka paguar pjesën përfundimtare të shumave të dakorduara për lojtarët në të gjithë Evropën, kontratat e të cilëve nuk janë respektuar nga klubet e tyre.
Sipas BBC ndërsa disa pagesa janë bërë nga institucioni botëror i futbollit, pjesa përfundimtare nuk është depozituar. Shumë nga futbollistët e prekur janë ose të papunë, ose në pension dhe këto të ardhura për ta janë të rëndësishme.
Paratë duhet të merreshin nga fondi i jashtëm i FIFA-s për lojtarët, i cili u krijua në vitin 2020. Pagesat e papaguara duhej të ishin shleyr në shtator 2023. Janë mbi 30 futbollistët, të cilët aktualisht po kalojnë momente të vështira ekonomike dhe kanë nevojë për këto të ardhura. Ndërsa në total për 420 lojtarë, FIFA duhet që të paguajë 3.7 mln Euro.
Një tjetër çështje që institucioni botëror i futbollit duhet që të zgjidhë, është kalendari i ngjeshur dhe pakënaqësitë nga unioni botëror i futbollistëve. Edhe shoqata e futbollistëve profesionistë e mbështet nismën e tyre, pasi po kërkohet shumë nga lojtarët, të cilët tani janë në një rrezik më të madh për t’u dëmtuar.
Klan News