Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024 është 683.4 milionë €.
Pjesa me e madhe e kësaj shumë ka shkuar për menaxherë, lojtarët e të cilëve luajnë në Europë. Numri më i madh i pagesave për shërbimet e agjentëve të futbollistëve, u paguan nga klubet angleze, me një total prej 185.8 milion €.
Ndjek Italia. Menaxherët e futbollistëve në këtë shtet kanë fituar afro 100 milionë Euro. Për habi, Arabia Saudite vjen në vend të tretë edhe pse shumë më poshtë se Italia. Në listë nuk mungojnë kampionatet e tjerë më të mëdhenj në Europë.
Në vitin 2024, u kryen 2,185 transferime ndërkombëtare, duke vendosur një rekord të ri dhe duke shënuar një rritje prej 6.7% krahasuar me vitin 2023. Në futbollin profesionist të femrave, klubet shpenzuan mbi 1 milion Euro për shërbimet e menaxherëve.
Tv Klan