Pasi postimit të videos së saj të fundit në Instagram, këngëtarja Nicole Scherzinger, është bombarduar me pyetje dhe komente nga fansat e saj mbi dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Ylli 42 vjeç i Pussycat Dolls, dukej mahnitëse në klipin e ndarë nga shtëpia e saj, ndërsa po provonte veshje glamuroze.
E veshur fillimisht me xhinse dhe pastaj me një fustan magjepsës, ajo shpërndau videon nën mbishkrimin “e veshur e gjitha por asnjë vend për të shkuar”.

Barku i fryrë që vihej re në fustanin e saj, bëri që shumë fansa të diskutonin nëse ajo është apo jo shtatzënë.

Nicole, u takua për herë të parë me Thom Evans 35 vjeç, kur ai u shfaqë në jurinë e X-Factor, tetorin e kaluar. Që nga ajo kohë ata kanë filluar të dalin bashkë dhe lidhja e tyre duket më e fortë se kurrë./tvklan.al