Partia e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE dhe koalicioni i drejtuar nga kryeministri Nikola Gruevski, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Maqedoni me afro 48.33% të votave të siguruara koalicioni për një Maqedoni më të mirë do të marrë 64 vende dhe shumicën në legjislaturën e re. Gruevski e cilësoi fitoren e koalicionit të tij si historike. Opozita me në krye Lidhjen Socialdemokrate e pranoi humbjen, pasi sigurojë vetëm 23.39% të votave.
Përsa i përket bllokut shqiptarë në mbrëmjen e së dielës rezultatet paraprake flisnin për një fitore të PDSH-së të Menduh Thaçit, por me numërimin e votave rezultati ndryshojë duke i dhënë epërsi BDI të Ali Ahmetit që ka marrë 11.09% të votave duke siguruar përafërsisht 14 vende në parlament. Ndërsa PDSH 10.20% të votave e afërsisht 13 vende në parlament. Të dielën kreu i PDI-së u shpreh se nuk do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve në disa zona.
Ali Ahmeti: “Ne e kemi bërë deklaratë, kemi bërë komunikatë, që për ne rezultatet janë të pa pranueshme të zgjedhjeve në zonën numër 6 si dhe në komunën e Sarait dhe kërkojmë ripërtëritjen e procesit”.
Procesi zgjedhorë i rëndësishëm për pjekurinë politike të Maqedonisë u përgjak. U shënuan disa incidente të dhunshme dhe u regjistruan disa shkelje serioze të ligjit. Megjithatë tani pritet beteja më e madhe mes 2 partive shqiptare. Sipas kryetares së delegacionit të PE për vendet e europës juglindore Doris Pack, me përfundimin e këtij procesi duhet garantuar klima ndëretnike në Maqedoni dhe kryeministri Gruevski sipas saj, duhet të përfshijë në qeverinë e tij 1 nga 2 partitë shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle