Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nikollë Lesi:- “Ngjarja e Vlorës është ngjarje shumë e rëndë. Si Parti Demokristiane i kërkojmë Presidentit të Republikës që të shpallë zi kombëtare, së dyti kërkojmë që Ministri i Rendit Publik për këtë ngjarje të rëndë të japi dorëheqjen e parevokueshme dhe së treti, kryeministri i Shqipërisë, zoti Fatos Nano i cili nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh, shëtit sa nga Austria në Turqi, të kthehet menjëherë në atdheun e tij për të marrë situatën në dorë. Ky është një turp për kryeministrin, që në këtë tragjedi të rëndë akoma ndodhet duke udhëtuar në vende ekzotike dhe për qejf të familjes së tij”./tvklan.al