Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, ka bërë kallzim penal në prokurori ndaj Kryeminsitrit Fatos Nano, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ylli Manjanit, e Drejtorit të Kabinetit, Agim Isaku, për veprën penale, të shpërdorimit të detyrës, pasi në bazë të nenit njëqind të kushtetutës, janë shpërblyer me pesë paga mujore.
Nikollë Lesi: “I kam kërkuar prokurorit të përgjithshëm të zbardhë vendimin e qevrisë të datës katërmbëdhjetë janar të vitit dy mijë e katër, pasi unë kam informacione, qoftë si gazetar, qoftë si deputet, që kjo mbledhje qevrie nuk është zhvilluar dhe është bërë fallsifikimi i dytë, pra përveçse ka shkelur detyrën, shpërdoruar detyrën, duke vetshpërblyer vetveten, zoti kryeministër ka dhe një fallsifikim të madh, siç qe mbledhje qeverie me ktë datë nuk është zhvilluar. Ky është informacioni im.”
Këshilli i Ministrave ka paditur botuesin Lesi për shpifje. Kjo është padia e dytë që bëhet për ktë çështje, pas publikimit të dytë në gazetën “Koha Jonë” të një vendimi të qeverisë. /tvklan.al