Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nikollë Lesi:- “Deri në këto momente kemi informacione pozitive nga degët e PDK në rrethe. Konfirmojë që për herë të parë, pas 13 viteve pluralizëm, Partia Demokristiane e Shqipërisë, ndihet si forcë konkurruese mes partive kryesore në Shqipëri, ju konfirmojë deri në këto momente që PDK ka fituar komunën e Velipojës, përballë kandidatit të PS dhe PD shumë fuqishëm, kemi fituar komunën e Dajçit, në Zadrim të Lezhës, përballë kandidatit të PS dhe PD, konfirmojë që kemi fituar komunën e Fierzës në rrethin e Pukës, pres konfirmimin dhe mendojë sipas informacioneve deri tani komunën e Ksamilit në Sarandë, jemi në avantazh ndaj kandidatit të PS, megjithatë numërimi akoma s’ka përfunduar. Pres konfirmime dhe mendoj, sipas informacioneve që kemi deri në këto momente dhe komunën e Picarit në Gjirokastër, presim edhe rezultatet e disa komunave te tjera./tvklan.al