Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Thuajse në fund të seancës së djeshme parlamentare është shënuar një incident mes deputetit Lesi dhe Ministrit të Shëndetësisë Xhani. Zemërimi ka nisur ditë më parë mes tyre, deri në këtë përfundim të keq me sharje e fyerje. Arsyet e këtij irritimi deputeti Lesi i lidh me shkarkimin pa motiv nga puna të bashkëshortes së tij, e cila vendin e drejtoreshës së personelit në Ministrinë e Shëndetësisë e ka fituar me konkurs.
Nikollë Lesi:- “Ministri i Shëndetësisë, i urdhëruar nga zoti Nano, për hir të votës time kundër, pra që kisha deklaruar mbi një javë që do votojë kundër, dekretit dhe votova po mbrëmë kundër dekretit të zotit Nano, për ministrat, ai u hakmor në një mënyrë primitive mund të them, duke shkarkuar ditën e premte time shoqe nga puna dhe pasi bisedova me Ministrin e Shëndetësisë në telefon, për të gjetur argumentin, arsyen, logjikën, më tha, se nuk mund të punojë gruaja jote në administratën shtetërore, ndërkohë që ju kritikoni kryeministrin. Ky është një koncept krejtësisht komunist dhe menjëherë në sallën e parlamentit, i kërkova shpjegime zotit Xhani i thashë, më trego si është e vërteta, më tha, ju shkoni votoni kundër Nanos dhe unë të mbajë gruan tuaj në punë, kështu që gruaja jote është e shkarkuar. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi, që nuk duhej të ndodhte realisht”.
Këtë veprim që ka ndërmarrë dje zoti Lesi, duke e quajtur edhe të dobët, e ka ndërmarrë për dinjitet./tvklan.al