Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Finalizohet një aksion për prishjen e shtesave të pallateve në kryeqytet. Aksioni i iniciuar nga policia ndërtimore, përfshin segmentet më të rëndësishëm rrugor të Tiranës. Konkretisht këto ditë është punuar nga rruga “Vasil Shanto” deri tek pranë Presidencës. 140 vendime për prishjen e shtesave të pallateve ka përfunduar me shembjen e një shtese pesëkatëshe.

Ndërkaq sipas kreut të policisë ndërtimore në muajin gusht, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit, do të nisë një tjetër aksion për lirimin e territoreve dhe shesheve të shkollave nga objektet e paligjshme. Gjithashtu shtesat e pallateve do të vazhdojë në akse të tjera rrugore, si psh. nga “Tirana e Re”, deri tek “Stacioni i Trenit”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini