Javën e ardhshme nis procesi edhe për kandidatët për ILD
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur intervistimin e kandidatëve që kanë aplikuar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. I pari që startoi këtë proces është prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, i cili njëherësh ka kandiduar edhe për të qenë pjesë e SPAK.
Anëtarët e KED të premten do të intervistojë edhe 5 kandidatët e tjerë Regleta Panajoti, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Pas përfundimit tË intervistimit KED do të nisë edhe procesin e pikëzimit i cili pritet të përfundojë brenda muajit Gusht.
Gjykata Kushtetuese do të ketë 9 anëtarë nga të cilët 3 zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit ka probleme me funksionimin pasi ka mbetur vetëm më një anëtarë dhe plotësimi i trupave behet me gjyqtarë që caktohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Javën e ardhshme KED pritet të nisë intervistimin edhe të kandidatëve që ka kanë shprehur dëshirën për të drejtuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Për këtë post kanë aplikuar Arutr Mtani, Artur Malaj, Marsida Xhaferrlari dhe Eris Hysi. Por ngritja e këtij institucioni është në pikëpyetje pasi që gara të legjitimohet duhet të ketë 5 kandidatura.
Tv Klan