Prej kësaj të mërkure ka nisur kalimi pa kontrolle në pika të veçanta të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa në Morinë dhe Vermicë janë përcaktuar korsi të dedikuara për kalim të lehtësuar.
Për të ndjekur nga afër punën e ditës së parë të kësaj marrëveshje, pikën kufitare të Morinës e vizituan ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij Xhelal Sveçla. Marrëveshja që do jetë në fuqi për 9 muajt e vitit, sipas ministrit Balla, do aplikohet në 20 vendkalime mes dy vendeve.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Sveçla u shpreh se shumë shpejt kalimi pa kontrolle do vendoset dhe në pika e tjera kufitare. Për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se regjimi lirë i kalimit ka efekt në hapësirën 30 kilometra në të dy anët e kufirit.
Tv Klan