Ashtu si çdo vit në fillim të vjeshtës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka çelur konkursin më të rëndësishëm kombëtar për letërsinë “Penda e Artë” . Si çdo vit ky konkurs nuk do të ndryshojë shumë në thelbin e tij, kriteret sipas organizatorëve do të jenë të njëjtë si në vitet e tjera. Juria e përbërë nga 5 specialistë do të marrë në konsideratë propozimet e bëra nga shtëpitë botuese dhe reagimin e kritikës dhe lexuesit të specializuar. Ky çmim që jepet për persona të gjallë ose jo, do ti dedikohet posaçërisht përkrahjes se tendencave moderne dhe emancipuese, estetike te autoreve te medhenj Shqiptarë, që kanë luajtur një rol shumë të ndjeshëm në jetën tonë.

“Sigurisht që tendenca e jonë është që të përkrahim sa më shumë prirjet e reja në letërsinë shqipe, sepse në fund çmimi është një vlerësim jo thjeshtë muzeal, por një vlerësim për njerëzit të cilët janë aktiv në letërsinë tonë, për njerëz të cilët po arrijnë dita ditës të krijojnë komunitetin e vet të lexuesve dhe në një farë mënyre po arrijnë ta reformojnë letërsinë shqipe”./tvklan.al