Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë votash ekipin e ri të Komisionit Evropian të drejtuar nga Ursula von der Leyen. Në fjalën e saj para eurodeputetëve, Von der Leyen konfirmoi edhe një herë mbështetjen për integrimin e shpejtë të shteteve ballkanike.

“Ne kemi parë angazhimin për reforma të shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE. Në të njëjtën kohë, ne kemi parë se si Rusia nuk po  ndalet para asgjëje për t’i penguar këto shtete që të kenë një të ardhme evropiane. Angazhimi i Evropës se bashkuar ndaj këtyre shteteve do të jetë gjithmonë edhe më i fortë. Dhe ne do t’i mbështesim këto shtete në çdo hap të rrugës në procesin e tyre të bazuar në merita deri kur ato të jenë gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

Në një linjë me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, shefja e KE-së Von Der Leyen propozoi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në bashkëpunim me NATO-n. Sipas saj Rusia shpenzon deri në 9% të PBB-së saj për ushtrinë ndërsa Europa e bashkuar shpenzon mesatarisht vetëm 1.9%.

Klan News