Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Korrigjimi i gabimeve të bëra një vit më parë, por dhe mbyllja e shtegut për abuzime në konkurse, nis që nga dita e parë e regjistrimeve për në fakultete. Më shumë sportele dhe më pak dyndje.

Fakulteti më i kërkuar Juridiku sivjet pritet të ndjejë edhe dyfishimin e numrit të studentëve, 300 të tillë nga 150 të vitit të shkuar. Nuk do të ketë studentë që do të hyjnë me pagesë, por të gjithë fituesit do të jenë të barabartë, do të paguhen nga 10 mijë lekë të reja. Dekani i këtij fakulteti tregon monitoruesit e këtij procesi, por dhe ndëshkimin për devijuesit.

Kudret Çela: “Pedagogët të cilët kanë kryer konsultime private, të deklarohen përpara konkursit që kanë kryer konsultime private, pedagogët që kanë lidhje gjinie të afërt me kandidatin, ne i përjashtojmë jo vetëm nga formulimi i testit, por dhe nga gjithë procedurat e konkursit. Këtë e marrim si një masë paraprake. Këtë vit janë marrë masa më të mira, shkencore, objektive për t’u korrigjuar, vlerësuar fletën e konkursit nga skaneri, por sidoqoftë janë njoftuar dhe paralajmëruar, këshilluar gjithë trupa pedagogjike dhe ajo administrative, që në qoftë se dikush ka më të voglin dyshim para konkursit, gjatë konkursit, pas konkursit, në deformimin e procedurave të konkursit, ai do përballet me përgjegjësi, së pari njëherë me morale, pastaj administrative, disiplinor, pse jo dhe ligjore, deri në prokurori”.

Kandidatët për student njohin frikën e përgatitjes së tyre, por nuk ndryshojnë mendim nga ajo e të dhënit të parasë. Ardhja e skanerit vlerësues, prania e komunitetit të prindërve dhe njohja e të drejtës për denoncim të shkeljeve, duket se do të japë besimin e duhur atyre që e kanë merituar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti