03:07 Rikthehet më e zjarrtë dhe më e afërt për të gjithë “E diela shqiptare”, emisioni i Tv Klan që premton të gëzojë atmosferën e çdo të diele pushimi në familjet shqiptare. Nga e diela e nesërme dhe tërë sezoni i saj përmbledh surpriza të shumta, që do të zbulohen javë pas jave me rubrikat e njohura dhe ato të reja, që kanë tashme adhuruesit e vetë përtej ekranit. Kureshtjen na i zgjon edhe me tej prezantuesi i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea.
Ardit Gjebrea: “Jemi duke u përgatitur, nuk kanë mbetur as 24 orë që nesër të shpalosim edhe një herë për familjet shqiptare një të diel ashtu siç televizioni Klan din të prodhojë. Gjithçka do të jetë ndryshe, duke filluar që nga rubrika “Pro dhe kundër”. Pse do të jetë ndryshe? Nuk do të jem vetëm do të kem një partnere, e cila do të më kryqëzojë si Krishtin, me mençurinë e saj, me bukurinë, me argumentet. Do të ketë një përplasje të madhe, që në fillim me një përplasje. Nuk dua ta them emrin se kush dot jetë partnerja ime. Në pjesën e dytë kemi konkursin e kuzhinave. Dietologja Blerina që tashmë e njohim të gjithë, do të vijë me tre shtëpiake, zonja shtëpie të cilat gatuajnë do të sjellin artin, pasion, dashurinë në një konkurs fantastik ku do të fitohet dhe një kuzhinë 15 mijë euro në fund. Fillon “Kënga Magjike”, 7 këngëtarët e parë do të vijën nesër, këtu tek “E Diela Shqiptare”. Do të këndojnë këngët e tyre dhe këtu nuk do të jem vetëm.”
Në skenë gjithçka rrëfen për përgatitjet e fundit për të dielën e parë të sezonit. Me një skenografi tashmë të njohur dhe detaje të reja brenda saj, që të gjitha mbajnë vulën e skenografit Italian Gaetano Castelli dhe ndriçimi nga mjeshtri Franco Ferrari, kuptojmë se atmosfera që do të jetojmë do të jetë ajo e një të diele të vërtetë.
Aldon Lipe: “Kryesorja në këtë program të të dielës është ritmi dhe atmosfera, në ndryshim nga viti i kaluar jemi munduar që ta kemi dhe më të zjarrtë atmosferën, duke ruajtur rubrikat më të mira që kishim vjet, por duke i riformatuar edhe një herë. Fakti që janë 3 prezantues edhe publiku njëkohësisht do të tregojë që pikërisht ky spektakël është tamam e Diel, kjo është e Diela.”
Një armatë e tërë njerëzish, që punojnë ethshëm me qëllimin e vetëm për të sjellë një spektakël të vërtetë, që nga kameramanët, punonjësit e ndriçimit, e mjaft të tjerë për të mbërritur deri tek prezantuesi Gjebrea, por jo vetëm, të gjithë nën drejtimin regjisorial të Pali Kukës, na zgjojnë interesin e shumëpritur për këtë spektakël të përmasave kombëtare. Aty ku gjeten pasqyrimin e vet tema të ndryshme debati, profile njerëzish të njohur e pak të njohur, historitë e familjeve të njohura shqiptare dhe ngjyrat e spektaklit ka vend edhe për dy surprizë.
Ardit Gjebrea: “Do të kemi lojëra, gjithçka me një partnere që prapë nuk dua ta zbuloj.”
Sonila Meço: “Dikur ka qenë kështu.”
Balina Bodinaku: “Do fillojmë të vendosim rregulla.”
Sonila Meço: “Që nga e diela rregulla të reja.”
Ardit Gjebrea: “Ja partnerja që do më vërë me shpatulla pas murit, ja dhe partnerja tjetër që do të bëjë lojëra me mua te Kënga Magjike. Do të jemi sëbashku dhe 24 orë mbeten, nesër në 1 e gjysmë tek “E Diela Shqiptare”./tvklan.al
Gazetarja Irma Toptani