Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Për 60 mijë studentë të universiteteve shqiptare, ka nisur sot viti i ri akademik, 14 prej të cilëve do të ulen për herë të parë nëpër auditorët e fakulteteve. Sipas rektorit të universitetit të Tiranës Shezai Rrokaj, viti akademik 2004-2005 do të nisi me një sërë ndryshimesh.

Shezai Rrokaj: “Këtë vit u punua shumë për përmirësimin e kurrikulave sipas Bolonjës, sepse siç dihet, vitin që vjen të gjitha universitetet shqiptare do të futen në procesin e Bolonjës, disa departamente siç ishte dhe rasti i gazetarisë kundrejt edhe asaj lirie që kishte dhënë vetë Ministria e Arsimit, që kush është në gjendje mund të fillojë që këtë vit, ne filluam me departamentin Gazetarisë.”

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, leksionet nuk do të frekuentohen këtë vit vetëm nga ata studentë që kanë dëshirën e mirë për t’i ndjekur, pasi 70% e tyre sot jetë e detyrueshme. Megjithatë, sipas rektorit Rrokaj, ky vendim nuk do të ndiqet nga të gjitha fakultetet.

Shezai Rrokaj: “Kjo e drejtë e përcaktimit u lihet universiteteve, por të kuptohemi që edhe universitet kanë detyrime për t’u përvijuar në realizimin e këtyre standardeve.”

Studentët nuk duket se i shqetëson shumë detyrimi për të ndjekur rregullisht leksionet edhe pse shumë prej tyre njëkohësisht janë edhe të punësuar. Ndërkaq po thuajse në të gjitha fakultetet janë plotësuar dhe vendet e mbetura bosh pas fazës së parë të regjistrimit. Sipas rektorit Rrokaj, nëse kërkohen kuota shtesë për studentët atëherë ata janë të detyruar të kërkojnë dhe shtimin e stait pedagogjik./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka