Një pasaportë e re biometrike do të kushtojë po aq sa pasaportat aktuale, 5 mijë lekë të reja. Ndërsa kartat e Identitetit do të kushtojnë vetëm 9 euro. Të dhënat e reja u deklaruan nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ai raportoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit për prodhimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Ai tha, se shpërndarja e kartave të identitetit do fillojnë në janar të vitit 2009.

Bujar Nishani: “Ruajtja e sistemit dhe ruajtja e të dhënave do të jenë pronë e shtetit shqiptarë dhe do të zbatohen të gjitha masat dhe detyrimet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptarë, ato të certifikuara padyshim dhe në proces e sipër dhe në kuadrin e angazhimit të shtetit shqiptarë në procesin e anëtarësimit në NATO”.

Nga përfaqësuesit e opozitës, u kërkua respektimi i afateve kohore për prodhimin e këtyre dokumenteve të reja të identifikimit.

Ndërkaq ministri Nishani konfirmoji, se regjistri elektronik i shtetasve do të jetë gati në fund të qershorit dhe do të shmang të gjitha dublimet.

Bujar Nishani: “Regjistri i ri eliminon çdo mundësi të ekzistencës së 2 herë të rekordeve për të njëjtin qytetarë apo të mungesë së ekzistencës së dy herë të rekordeve për çdo qytetarë shqiptarë, gjykojmë që përbën sigurinë më të lartë të mundshme për hartimin e listave të zgjedhësve korrekte”.

Tenderi për prodhimin e kartave të identitetit përfundojë pak kohë më parë, duke nxjerrë fituese firmën Sagem Security./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama

Operator: Isdor Rudho