Një operacion sekret i organizuar i Forcave Speciale te Policisë se Shtetit për kapjen e te shumëkërkuarit Dritan Dajti çoi ne një bilanc tragjik me katër viktima ne radhët e policisë.

Bëhet e ditur se prej disa kohësh policia e shtetit kishte mësuar se Dritan Dajti kishte siguruar ne zonën e plazhit ne Durrës, një apartament ku jetonte qe prej fillimit te sezonit veror me gruan, nipin dhe kunatin qe e shoqëronin atë ne çdo sekondë te armatosur.

Lista e gjate e krimeve te Dritan Dajtit kishte vene shpeshherë ne rrezik  jetën e tij, duke e detyruar te jetonte i fshehur nga hasmi dhe me pas nga ajo e një arrestimi te mundshëm. 

Qe prej arratisjes asnjëherë nuk u njoftua për operacione te dështuara te arrestimit te tij.

Shume enigma janë ngritur për mënyrën se si ai ka jetuar i lire dhe nen hundën e policisë pa mundur te arrestohet.

Prej kohesh krerë të operacioneve speciale te maskuar si persona civile kane vëzhguar nga afër çdo lëvizje te Dritan Dajtit dhe shpurës se tij.

Ndërhyrja për arrestimin erdhi pas një pune disa ditore dhe masat për te garantuar jetën e njerëzve që do të kryenin këtë operacion duhet te kishin qene maksimale. 

Pas ngjarjes u njoftua se ndaj oficerëve është qëlluar në mënyrë të menjëhershme duke treguar se Dritan Dajti ka qenë i përgatitur dhe i armatosur për çdo lëvizje të agjentëve.

Sot grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda ka nisur veprimet e para për te hetuar mbi çdo pikëpyetje te ngritur për këtë ngjarje.

Për te vërtetuar këto enigma prokuroret do te mbështeten vetëm ne dëshmitë e Dritan Dajtit, Orges Xhaxhit kunati i tij si dhe 21-vjeçarit, Elvis Karoli, shok i ngushtë i Dritanit.

Arrestimi i këtij te fundit u krye ne orët e mbrëmjes se te premtes, ndërsa ne banese iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen eksplozivi si dhe dy dylbi. 

Drejtues te spitalit te burgut deklarojnë se Dritan Dajti gëzon shëndet te plote dhe se për mbajtjen e tij ne ambiente te sigurta janë angazhuar me dhjetëra forca speciale. /tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani