Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Gazetari:- Këtu jemi në qendrat e votimit 1925 dhe 1926, që i përkasin njësisë bashkiake numër 8 të kryeqytetit. Votimet këtu ende nuk kanë filluar.
Anëtarët e komisionit thonë, se vonesa në fillimin e procesit të votimit erdhi si pasojë e vonesës së disa anëtarëve të komisionit.
Komisionerja:- “Ne kemi ardhur herët, por gjithsesi duhet të mblidheshin të gjithë vëzhguesit dhe anëtarët nga të gjitha partitë, në mënyrë të tillë që të hapej fiks në orën 7 dhe policia do t’i dorëzonte në prani të gjithë anëtarëve”.
Gazetari:- Në këtë mënyrë kur do të fillojnë votimet në qendrën tuaj?
Komisionerja:- “Punë minutash”.
Gazetari:- Keni ndonjë konflikt midis anëtarëve të komisionit?
Komisioneri:- “Asnjë problem edhe që u vonua marrja në dorëzim dhe procedurat dhe procesverbalet që po bëjmë ishte vetëm për efekt që pritëm disa anëtarë që erdhën me vonesë, po asnjë problem deri tani”./tvklan.al