Ky ekskavator është mjeti i parë që është instaluar në syrin e kaltër për të filluar operacionin për rikthimin e kësaj perle të natyre në gjendjen e mëparshme. Operacioni angazhon mjetet speciale të ngritjes së argjinaturave dhe shtretërve të lumenjve.

Ekspertët e sektorit të gjeologjisë do të realizojnë ndërhyrjen me sonda dhe forcat e ushtrisë do të ngrenë urën për kalimin e mjeteve në vendburimin e syrit të kaltër.

Punimet do të nisin që nga lokali që është ngritur në syrin e kaltër dhe në afërsi të liqenit do të ngrihet një argjinaturë për të penguar përsëritjen e vërshimit të ujërave të Bistricës mbi burimin piktoresk.

Punimet e nisura shënojnë fillimin e fazës së parë të pastrimit të Syrit të Kaltër për të cilin fondi i destinuar është bërë nga 50 milion në 65 milion Lekë./tvklan.al