Me nisjen e shkollës rifilluan problemet edhe me qarkullimin, kjo është dita më e lodhshme për policët e qarkullimit grupet e të cilëve janë shtuar për kontroll të segmenteve të bllokuara. Për të shkuar në shkollë rruga sot të shpenzonte dy orë.

Trafiku i rënduar në orët e para të mëngjesit, i ka detyruar nxënësit të shkojnë me vonesë e të irritojnë mbase që në fillim mësuesit për respektim të orarit. Bashkë me fillestarët e arsimit edhe mjaft të tjerë kanë humbur punën sot për shkak se kanë pritur me orë të tëra zhbllokimin e qarkullimit.

Segmenti më problematik këtë fillim viti ishte nga rruga e “Elbasanit” deri në Sauk. Përveçse është një zonë hyrëse në qytet në këtë zonë është përqendruar pjesa më e madhe e shkollave private. Kjo dëshirë për të çuar fëmijën apo të dashurën me makinë në shkollë i’u është zbehur, pasi sot vuajtën për të lëvizur dhe kanë harxhuar më shumë naftë duke pritur radhën për kalim./tvklan.al