Më parë teleferikët përdoreshin nga fermerët e zonës për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin, kurse tani ata përdoren nga pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj për të eksploruar një shteg të ri në Alpet e Zvicrës.

Termi “Buiräbähnli” iu referohet teleferikëve të vegjël shpesh herë të cilësuar edhe si të çuditshëm, të cilët u krijuan masivisht gjatë Luftës së Dytë Botërore për të transportuar makineri, materiale dhe furnizime për fermerët dhe blegtorët në majat e larta të Alpeve.

Më vonë numri i tyre u shtua duke u shndërruar më pas në ikona kulturore për vendin. Teksa zhvillimet në infrastrukturë dhe përdorimi i mjeteve të tjera të transportit bëri që “Lugina e teleferikëve”, e quajtur kështu nga zviceranët, ta humbiste rëndësinë e saj. Por kohët e fundit teleferikët në Zvicër janë mjeti më i preferuar i turistëve të huaj të cilët zgjedhin përdorimin  tyre për të eksploruar bukuritë natyrore të vendin.

Në një intervistë për “The Guardian” turistja amerikane rrëfen e mahnitur eksplorimin e Alpeve me teleferik.

“Hipëm në teleferikun tonë, i cili më shumë i ngjasonte një kamionçine amerikane. U rehatuam me padurim brenda, të entuziazmuar për ato çfarë do të shihnim. Teksa qëndronim në teleferik pamë lopët kafe zvicerane që kullosnin në rrafshinat e larta, nën mbështetëset e larta të shkëmbinjve pranë liqenit Lutersee. Kambanat e lopëve tringëllonin teksa ne kalonim mbi fushat e mbuluara me tërfil alpin, lule ngjyrë vjollcë dhe disa të tjera në të verdhë. Unë dhe partneri im ishim të mahnitur, ndërsa djali jonë 2 vjeç brohoriste nga kënaqësia,” tregoi ajo.

Aktualisht teleferikët në Zvicër nuk përdoren vetëm nga turistët e huaj, por edhe nga banuesit vendas, për të cilët është i vetmi mjet i cili afron zonat më të larta alpine me ato urbanistike për të plotësuar nevojat e tyre.

/tvklan.al