Lajme Arkiva 2003
Një çift italian ka blerë për 10 milionë lireta një fëmijë shqiptar. Anxhelo Boreli 69 vjeç, banues në provincën e Katanxaros është arrestuar nga policia e Peskarës ndërsa gruaja e tij 57-vjeçarja, ka arritur të largohet në drejtim të paditur së bashku me fëmijën.
Çifti e ka blerë fëmijën nga një organizatë kriminale shqiptare, e cila më parë e kishte marrë atë nga babai natyral në këmbim të një televizori.
Si pasojë e një hetimi të gjatë të përveç çiftit janë ndaluar edhe 18 persona të tjerë, midis të cilëve, një polic dhe një agjent i shërbimit sekret shqiptar të cilët akuzuan për bashkëpunim në këtë krim dhe trafikim të minorenëve në shtetin fqinj.
Shitja e fëmijës ishte kryer në vitin 2000 kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Sipas organit italian të akuzës, kreu i organizatës kriminale është Besim Metani, i arrestuar gjet 4 prillit të kaluar.
Kështu fëmija është nisur nga Durrësi për në Bari i shoqëruara nga bashkëshortja e Metanit, Teuta dhe nga vetë Boreli. Sipas prokurorisë italiane, organizata kriminale është përgjegjëse edhe për trafikimin e 67 fëmijëve të tjerë./tvklan.al