SPAK kërkoi sot konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të vërë në sekuestro pasuritë e 5 personave, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për organizatë kriminale me qëllimin trafikun ndërkombetar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
SPAK thotë se nga hetimi rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuritë e sekuestruara, për të cilat kërkohet konfiskimi janë apartamente në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe Tiranë, truall, garazhe, makina dhe llogari bankare me 3.1 milionë Lekë dhe 12 mijë Euro.
Tv Klan