Futbollisti i kombëtares, Ernest Muçi ka gjetur kohë edhe për pak romancë krahas fushës së blertë.
Vetëm dy ditë përpara ndeshjes me Italinë, futbollisti ka edhe një tjetër datë të rëndësishme që lidhet me jetën private.
Me një kolazh fotosh të postuar në InstaStory, Muçi tregon se feston 4 vite lidhje me partneren e tij. Fotoja është postuar nga një llogari tifozësh, por futbollisti e ka ripostuar në llogarinë e tij duke e konfirmuar.
Partnerja e Ernest Muçit, Klea Verri është basketbolliste e Tiranës. Ajo ka fituar titullin kampione. Lidhja e saj dhe Ernest Muçit vijon që prej gjimnazit, por çifti ka preferuar të ruajë privatësinë./tvklan.al