Lajme Arkiva 2003

Iniciativa e disa deputetëve të Kosovës për shpalljen e pavarësisë së saj tashmë është realizuar.  1/3 e deputetëve të kuvendit i janë adresuar kryesisë, por edhe vetë kryetari Daci që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme. Kryesuesi i këtij grupi Bujar Dugolli në një konferencë ka  bërë publike projekt rezolutën për deklaratën e pavarësisë.

Miratimi i kartës kushtetuese të unionit Serbi-Mal i zi sipas Dugollit e ka shtyrë një grup deputetësh të marrë një iniciativë të tillë. Ne presim që të gjitha partitë politike ta mbështesin këtë sepse është në interes të Kosovës. Iniciativa e zotit Dugolli mbasse ka zgjuar kuti dhe skepticizëm.

Çfarë ka pas deklarimit por pavarësisë? Si do të jetë qëndrimi i faktorit ndërkombëtarë i cili deri më sot u ka dhënë prioritet të ashtuquajturit standarde para statusit. Këtë madje e ka bërë publike këtë herë edhe kryeadministratori Stainer. Për Dugollin kjo iniciativë nuk do i acaronte marrëdhëniet politike mes faktorit vendor dhe mekanizmat ndërkombëtare.

Bujar Dugolli: Ne nuk jemi të interesuar të përkeqësojmë marrëdhëniet me UMNIK-un. Dihet ato shkëmbimet e para të mospajtimeve të ndërsjella që i kemi pasur deri më tani dhe që kanë filluar të normalizohen.

Një deklaratë e ngjashme ishte deklaruar edhe në vitin 1990 nga deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. 13 vite më vonë një grup deputetësh fillon një iniciativë të ngjashme me një dallim të vetëm, në atë kohë  kërkesa ishte e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot ajo hasi në përkrahjen e 42 deputetëve, por jo edhe në përkrahjen e të gjitha subjekteve politike shqiptare.

Qytetar: Mua do të më interesonte si qytetar të di pse kjo iniciativë shkon si iniciativë e grupit të deputetëve të kuvendit të Kosovës dhe nuk shkon nëse është e arsyeshme dhe nëse ka përkrahjen e subjektit politik kosovar, pse nuk shkon si iniciativë e koordinuar mes partive politike?

Ndërkohë kërkesës së grupit të deputetëve nuk i është përgjigjur askush. As kryetari i Kuvendit dhe as përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare madje as UMNIK-u zyrtarët e të cilit preferojnë të mos e komentojnë një hap të tillë. Së paku jo para zyrave të institucioneve kosovare. Tek e fundit nëse miratimi i kërkesës nga Kuvendi i Kosovës jetësohet atëherë çfarë do të ndodhë me forcat e KFOR-it dhe administratën e UMNIK-ut?/tvklan.al