Ky është Aldo Raffaelle. Ka ardhur nga Lece dhe prej një viti jeton në Divjakë. Mori vesh që këtë të shtunë do të kishte pastrim në zonën bregdetare dhe vendosi që t’i bashkohej aksionit.
“Jam bërë pjesë e një organizate vullnetare. Sapo dëgjova që do të bëhet pastrim në lagunë erdha për të hequr mbeturina dhe shpresoj që të kem ndihmuar sadopak. Po shoh se është njuë vend shumë i bukur dhe se duhet mirëmbajtur edhe nga brezat e ardhshëm.”
Ai vlerëson bukuritë e natyrës së shqipërisë dhe bregdetin ndërsa thotë se vendi ka nevojë për transformim.
“Jam shumë i kënaqur këtu. Është një zonë e bukur që ka nevojë për transformim. Shoh që kjo do të ndodhe shumë shpejt dhe këtë e kam parë vetë.”
Të huajt e zgjedhin vendin tonë jo vetëm për turizëm. Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të blejnë apartamente apo edhe të jetojnë në Shqipëri.
Klan News