Ekskluzivisht në javën e pestë të konkurrimit është rikthyer kampionia e vitit 2016 në “Kënga Magjike”, Rozana Radi.

Si asnjëherë më parë ajo vjen me një duet me natyrë ndërkombëtare, ku bashkohet kultura shqiptare me kulturën greke.

“Akoma” titullohet materiali i saj më i ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin nga Greqia Sany Dimitri.

Pyetjet drejtuar nga Ardit Gjebrea kishin të bënin me këpucët, duke qene se si Sany, si Rozana, prej jetës artistike janë të detyruar të kenë një numër të konsiderueshëm në garderobën e tyre.

Ardit Gjebrea drejtoi pyetjen: “Nëse partneri yt do të kishte një kusht; Do m’i veshësh dhe do m’i heqësh çdo herë këpucët sa herë të kthehem nga puna, a do e bëje”?

Të gjithë jemi mësuar ta shohim Rozana Radin si artisten moderne, e cila ka thyer tabu ndër vitet e karrierës së saj, por asnjëherë nuk na ka shkuar ndër mend ta portretizojmë Rozanën si një nuse tradicionale.

Natyra e saj pa doreza u përgjigj, duke na lënë të kuptojmë se si është ndërtuar marrëdhënia e këngëtares me partnerin e saj.

Specifikisht, Rozana Radi u shpreh: “Do ta bëja patjetër, nëse edhe ai do ta bënte këtë gjë me këpucët e mia.”

Ekskluzivisht për “Kënga Magjike”, Rozana Radi zbuloi kushtin e vetëm që ajo ka me partnerin e saj në marrëdhënie, duke dhënë një mesazh për të gjithë çiftet: “Jeto dhe më ler të jetoj.”

/tvklan.al