Është e zakonshme të shikojmë nepër qytete kryesore murale të personazheve të zakonshme, apo me të tjera figuracione por në këtë rrugë të Rubikut, që të lidh më atë të Kombit, po punohet një murale që vë ne qendër figurat kryesore historike dhe kulturore të vendit.
Figurat që lartësuan Kombin përjetësohen në muralen më të madhe nacionaliste në Europë. Prej disa ditësh artisti Bledar Çakalli ka nisur punën për ndërtimin e tyre duke tërhequr jo pak vëmëndjen e banorëve të zonës.
“Mirdita është një krahinë me një histori shumë të pasur. Janë figura si Gjergj Kastrioti, At Gjergj Fishta, Nëne Tereza, etj”, thotë artisti Bledar Çakalli.
Synimi i tij është gjithë këtë sipërfaqje ta mbulojë me muralen e tij, ndrësa vetë autori thotë se kjo do të jetë muralja më madhe në trojet shqiptare.
Çakalli thotë se projekti radhës do të jetë, në Mynih të Gjërmanisë për muralen e Skënderbeut.
Tv Klan