Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Flavia dhe Suela, kanë intrevistuar njëra-tjetrën, duke zbuluar pak më shumë nga karakteri dhe jeta e tyre.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, vajzat janë ngacmuar edhe për Saimirin, teksa Suela ka thënë se do ta ndajnë një natë njëra dhe një natë tjetra.
Më tej Flavia ka komentuar mes të qeshurash se “kur u ndamë kështu na ra”.
Çfarë vlerëson më shumë në një marrëdhënie?
Më shumë vlerësoj përkushtimin, sinqeritetin dhe mendoj se dy njerëz duhet t’i kenë. Janë disa gjëra të ndërlidhura që formojnë dashurinë. Zakonisht me meshkujt që kam dalë, dua të vendos. Dua të jem gjë shumë primare në jetën e një mashkulli. Unë çfarë t’i bëj Saimirin që e kemi këtu.
Suela: Meqë kemi hyrë, kemi rënë dakord, kemi mirëkuptimin e njëra-tjetrës, kështu që një natë ti, një natë unë.
Flavia: Kur u ndamë këto na ranë!
Suela: Çfarë do të konsideroje ti një ditë perfekte?
Flavia: Të zgjohesha dhe të kisha nja 1 milionë euro aty!
Suela: Ne kemi qenë shoqe edhe më përpara, thjesht nuk kemi hedhur story. Edhe erdhi koha, thamë hajde bëjmë lidhjen tonë zyrtare.
Flavia: Ia bëm ‘bam’ edhe ne se të gjitha po thonin çne këto, i dhamë provat. /tvklan.al