Policia spanjolle vuri në pranga 58-vjeçarin shqiptar Haredin Fejzulla, një nga emrat më të kërkuar të Interpolit. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe është dënuar me 29 vjet burg nga gjykatat në Belgjikë.
Mediat spanjolle zbulojnë se shqiptari u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë në një operacion të zhvilluar në Madrid. 58-vjeçari konsiderohet si kreu i një organizate me bazë në Belgjikë e fokusuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm që u kishte siguruar më shumë se 4 milionë Euro pasuri.
Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga Gjykata e Brukselit, por pas shpalljes së vendimit ai u arratis. Operacioni për kapjen e tij nisi në Janar të 2023 pas informacioneve të marra se ai mund të fshihej në Madrid.
Sipas të njëjtave burime Fejzulla ishte shumë i kujdesshëm për të mos rënë në prangat e policisë duke ndërruar shpesh celularin.
Përdorur automjete të ndryshme dhe shtëpi të shumta për të qëndruar. Ndalimi u bë brenda një furgoni kur po lëvizte për të shkuar në një tjetër bazë.
Pas arrestimi ai pritet të ekstradohet në Belgjikë për të vuajtur dënimin.
Tv Klan