Fabio Schifano, lojtari i KSCT Menen, në kategorinë e katërt në Belgjikë, ka përjetuar momente tmerri në fundjavë.
Futbollisti 26-vjeçar, ishte autor i një dopiete për skuadrën e tij ndaj SK Zillebeke, por festa pas golit të dytë, u kthye në “makth”.
Schifano u godit në dorën e djathtë me një flakadan nga tribuna dhe pasojat ishin të rënda. Në momentin e goditjes, lojtarit i shpërtheu gjaku në fushë, ndërsa u transportua me urgjencë në spital.
Pas ndihmës së mjekëve dhe analizave të detajuara, u zbulua se futbollisti kishte humbur tre gishtat e dorës së djathtë.
Ndërkohë policia belge ka nisur hetimet, për të zbuluar tifozin që hodhi flakadanin, i cili do të arrestohet dhe më pas do të mësojë dënimin. /tvklan.al