Këtë prag fundviti, festat në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos erdhën me dhimbje, lot por edhe shumë ngrohtësi e dashuri. Ajo i ka kërkuar rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të surprizojë nipin e mbesën e saj, Oltin dhe Serdjanën të cilët qëndrojnë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk ka shkuar vetëm në shtëpinë e gjyshes së verbër. Me të ndodhet Flutura e cila s’ka asnjë njohje me Dallëndyshen, por pasi dëgjoi historinë e saj, i dhuroi paratë e mbledhura përgjatë vitit për një vepër bamirësie. Për Dallëndyshen, ai zarf do të jetë plotësimi i dëshirave për nipin e mbesën.

Ardit Gjebrea: Urdhëro! Këto janë të tuat!

Dallëndyshe: Çfarë është kjo Ardit?

Ardit Gjebrea: Është një zarf me para.

Dallëndyshe: Shumë faleminderit Flutura! Ç’është e drejta Ardit, unë 10 mijë lekë kisha të gjitha, por dua që çfarë të shikojë Dana me Oltin unë jam gati t’ua plotësoj dëshirën.

Flutura: Ato janë një dhuratë e vogël për fëmijët e tu.

Dallëndyshe: Shumë faleminderit!

Flutura: Që t’ju kthej sadopak buzëqeshje e gëzim për Danën dhe për Oltin!/tvklan.al