“Njerëz dhe fate 3” po “gatuhet” dhe data e nisjes së filmit do të jetë më e afërt nga se e mendonim. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktori Arben Derhemi ka zbuluar se vijimi i “Njerëz dhe fate 2” do të nisë xhirimet në muajin Mars të këtij viti.

Arben Derhemi: Pata një 2024 të mrekullueshme me “Njerëz dhe fate 2” dhe shpresoj që në fund të Marsit të nisim xhirimet për “Njerëz dhe fate 3”.

Rudina Magjistari: Në fund të Marsit, kaq shpejt?

Arben Derhemi: Po. Është një lajm shumë i mirë. Me shpresën se 2025 të sjellë atë që është dyfishi i atyre që mezi e prisnin filmin sepse patëm dhe ne problemet tona në 2024-ën me futjen e disa filmave që ishim me kohë që na pamundësuan atë që do të ishte perla, të rrinim 1 muaj në kinema. Do të kishim dashur sepse pati shumë ndërhyrje që na krijoi një problem shumë të madh.

Rudina Magjistari: Ndërhyrje?

Arben Derhemi: Ndërhyrje me filma të tjerë sepse qëlloi periudha e fundit e vitit dhe dolën të gjithë filmat.

Rudina Magjistari: Po në “Netflix” e keni menduar?

Arben Derhemi: Duhet një ide më e qartë se ku duam të shkojmë.

/tvklan.al