Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e ftuar ditën e sotmë në programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Ajo interpretoi në skenë disa prej këngëve të saj dhe një prej tyre ishte dhe “Shpirti i shpirtit tim”.
Këngëtarja u shpreh se në përgjithësi zhytet tek ndjesitë e saj për të nxjerrë atë që duhet të thotë. Dhe ndjesinë për këtë këngë e ka ndjerë kur ka takuar Skerdin, bashkëshortin e saj.
Ardit Gjebrea: Si është historia e kësaj poezie?
Aurela Gaçe: Historia e kësaj poezie është pak… Unë në përgjithësi zhytem tek historitë e mia, ose tek ndjesitë e mia për të nxjerrë atë që dua të them, por kjo është 100% ndjesi e asaj që unë kam ndjerë, kur kam takuar Skerdin.
Ardit Gjebrea: Kujt do t’i thoje tjetër ti, ‘shpirt i shpirtit tim’ përveç Skerdit?
Aurela Gaçe: Sigurisht që fëmijëve, se ato janë shpirt i dalë nga shpirti im, do t’u thoja prindërve, sepse edhe unë kam dalë nga shpirti i tyre.
Në lidhje me nënën e saj, këngëtarja shprehet se ka shumë për të folur për të dhe asnjëherë nuk mbarojnë ato që mund të thuash.
Aurela Gaçe: Në fakt unë jam munduar që bashkë me Adin të bëjmë një këngë që i kushtohet nënës, është e rrymës folk, jemi munduar, mendoj që ka shumë për të folur për nënën, nuk mbaron asnjëherë ajo se çfarë do i thuash. Ja unë për shembull tani mund ta kem mundësinë që t’i them mamit diçka dhe prapë s’i them dot./tvklan.al