Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Njësitë bashkiake nuk do të mund të regjistrojnë votuesit e tyre pa pasur njerëz dhe para. 12 punonjës të një mbinibashkie që kanë statusin e nëpunësit civil duhet të regjistrohen 34 mijë banorë të njësisë. Këtë detyrë ua ngarkon ligji, por njësitë nuk kanë mundësi.

“Neve po presim fondet, të paktën të dimë se si do t’i paguajë këta njerëz të cilët do t’i fusim për të marrë pjesë në këtë proces kaq shumë të rëndësishëm. Sepse falas nuk mund të bëjë gjë asnjë njeri, duke mbajtur përsipër një detyrim ligjor. Me këtë lloj ngarkese që na jep ligji është e pamundur që neve t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet. Ligji ngarkon po prapë njësitë bashkiake që të bëjnë azhurnimin e hartave, gjë që është e pamundur nga njësitë bashkiake, sepse nuk kanë mjetet e duhura nuk kanë njerëzit e duhur për të bërë këtë gjë kaq të rëndësishëm.”

E që listat mund të rregullohen përpara zgjedhjeve të 2005 pa kontestime politike duhen investime materiale e buxhetore./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti