Brikena Kollçinaku: “Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët që përfunduan me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2008 të kenë kujdes me procedurat e regjistrimit në universitet, proces ky që do të kryhet në Shtator sipas parimit meritë-preferencë. Regjistrimi i studentëve do të kryhet si një vit më parë në dy faza kryesore, regjistrim paraprak dhe regjistrim përfundimtar. Pasi shpallet lista e fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në degët përkatëse bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive të universiteteve. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nëse nuk kryhet maturanti humbet të drejtën për të vazhduar më tej”./tvklan.al