Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji janë dy shqiptarë me origjinë nga Shkodra, por të cilët prej vitesh janë shpërngulur në Itali ku dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e muzikës. Për hir të vendlindjes, ata e kanë quajtur grupin e tyre “Shkodra Elektronike”, e më këngën “Zjerm” do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.
Që nga titulli në gjuhën dialektore e deri tek çdo rresht i tekstit të këngës, dashuria e madhe për Shqipërinë “merr zjerm” në çdo tingull. Para konkurrimit në Eurovision, “Shkodra Elekronike” ndezi skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan. Ata ndanë me publikun edhe detaje për bashkëpunimin e tyre.
Alketa Vejsiu: Jam e bindur që ju të dy do të sjellin risin dhe në skenën e madhe të Eurovision. Pa më thoni pak a keni dalë nga kjo ëndërr? A jeni koshientë që do të përfaqësoni Shqipërinë në Eurovision?
Beatriçe Gjergji: Po kemi filluar.
Alketa Vejsiu: Do e këndoni shqip këtë këngë apo e keni përkthyer në anglisht?
Kolë Laca: Shqip.
Alketa Vejsiu: Si ka lindur emri i grupit tuaj?
Kolë Laca: Sepse këngët që kemi publikuar deri tani dhe ideja e grupi ka qenë për të publikuar këngë shkodrane tradicionale të qytetit të Shkodrës, po duke e ndërthurur me një rrymë elektronike.
Alketa Vejsiu: Ku jetoni?
Beatriçe Gjergji: Venecia.
Kolë Laca: Milano.
Alketa Vejsiu: Çfarë bëni atje, këndoni?
Beatriçe Gjergji: Po, unë mësoj njerëzit për të kënduar.
Alketa Vejsiu: Ju jeni miq dhe kolegë?
Kolë Laca: Po miq dhe kolegë./tvklan.al