Vetëm pak kohë më parë këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranuan publikisht lidhjen duke i dhënë më në fund përgjigje zërave që qarkullonin për ta. Tashmë që marrëdhënia e tyre është e qartë dhe çifti del publikisht bashkë të gjithë kërkojnë të dinë më shumë.
Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku ishin të ftuar, Genci dhe Eni u pyetën nëse ishin xhelozë për njëri-tjetrin. Ishte Prelvukaj ai që tregoi se në fillimet e lidhjes së tyre Eni i kishte fshirë nga Instagrami hallën, pasi ishte bërë xheloze.
Ermal Mamaqi:
Do t’iu bëj edhe disa pyetje çiftërore. A jeni xhelozë për njëri-tjetrin?
Genc Prelvukaj:
Çfarë të të them Ermal, mi fshiu të gjitha hallat nga Instagrami… E ç’bëra pastaj, njoftova kushërirat dhe iu thash që çdo gjë mund të ndodhë në ditët në vazhdim.
Eni Koçi:
Kjo ka një histori… Në fillim ishte si sugjerim, i thashë Gencit mos mbaj njerëz që nuk i njeh në Instagram. Ky indiferent më tha mua: Hiqi, bëj çfarë të duash… Dhe unë në fillim e pyeta nëse i njihte nja 2-3 nga ato që kishte dhe më tha që nuk i njihte. Unë po gjurmoja ato me arusha në fakt, kur shoh një femër bombë. Nuk e pash fare mbiemrin e saj, direkt e hoqa nga Instagrami. Pasi e hoqa e pyeta se kush ishte? Çfarë thua u përgjigj Genci, ajo është halla ime… Të njëjtën hallë për pak e kam hequr edhe një herë tjetër…
Ermal Mamaqi:
Ti qenke e pandreqshme, ndan njeriun nga fisi…
Eni Koçi:
E ndava, por e bashkova prap dhe i kërkova edhe falje hallës…
/tvklan.al