“Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është vendi ku surprizat dhe dëshirat bëhen realitet. Prej kohësh, Ëngjëllushja ka dëshiruar të takojë shoqen e saj të ngushtë, Luçianën me të cilën nuk shihej prej 20 vjetësh. Këtë dëshirë ia kanë realizuar dy vajzat e saj, Enkelejda dhe Rudina të cilat e kanë ftuar Luçianën dhe ajo pranoi ftesën për të ardhur në program.
Por përpara se Ëngjëllushja të mësojë se janë vajzat e saj në studio, imazhi i parë që i shfaqet në ekranin përballë është ai i Luçianës. Me këshillën e Gjebreas për t’u kthyer vite pas, asaj i shkon mendja menjëherë te Luçiana që i konfirmon se është vërtet ajo.
Ëngjëllushe: Ua! Shumë faleminderit!
Luçiana: Kënaqësia më e madhe është imja që të takoj pas kaq vitesh.
Ëngjëllushe: Ah moj Luçiana! Kemi kaluar kohë të bukura bashkë.
Luçiana: Po, është e vërtetë.
Ëngjëllushe: Edhe që ishim të thjeshta të vajza, por ishin kohë të arta. Për mua të paktën.
Luçiana: Edhe për mua ndërkohë.
Ëngjëllushe: Të falenderoj nga zemra shumë! Kam patur gjithmonë mall edhe kam patur dëshirë shumë të të takoja, por mundësitë e mia kanë qenë të pakta për të ardhur këtu në Shqipëri./tvklan.al