Vetëm pak orë pushim pas fitores 2-1 me Ukrainën dhe kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Gjeorgjisë.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore paraditen e së dielës në qendrën stërvitore të klubit të Sparta Pragës.
Stafi teknik vendosi që lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën të zhvillonin vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top.
Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe skema taktike.
Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë në një gjendje të mirë e asnjë nuk ka shqetësime fizike.
Nga e hëna, Kombëtarja shqiptare do të vazhdojë përgatitjet në Tiranë.
I gjithë fokusi i grupit dhe trajnerët është te takimi që do të luhet në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, që gjithashtu e fitoi sfidën e parë të grupit B1 me rezultatin 4-1 kundër Çekisë.
Shqipëria do të kërkojë fitoren e dytë përpara tifozerisë së saj në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e 10 Shtatorit do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.
Klan News