Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë.
Në një postim në “X”, Hasani e cilëson atë një sulm mizor teksa shton se zemrat tona janë pranë familjeve të viktimave dhe popullit gjerman.
Ndër të tjera Ministria e Jashtme bën të ditur se sipas informacioneve paraprake deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm.
“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri Hasani.
Deeply shocked by the news of the atrocious attack in Magdeburg that has left dozens of families devastated during what should be a joyful season.
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 20, 2024
Our hearts go out to the victims, their families, and the people of Germany during this difficult time.@ABaerbock…
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Gjermanisë, Magdeburg ku një makinë ka marrë para një turmë njerëzish duke shkaktuar 2 viktima dhe 68 të plagosur, mes të cilëve 15 në gjendje të rëndë shëndetësore..
/tvklan.al