Elton Ilirjani ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë.

Supermodeli dhe sipërmarrësi e ka pranuar orientimin e tij seksual që para 10 vitesh, po në të njëjtën studio përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Megjithatë ai pranoi se Shqipëria është vend i pasigurtë për të dhe kjo është arsyeja pse mban truproja me vete. Ai u shpreh se nuk mund të dalë i veshur siç kishte ardhur në studio.

Ilirjani tha se nuk dëshiron të dëgjojë më ofendime nga njerëzit pasi nuk i meriton ato.

Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?

Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurtë për mua.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?

Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?

Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.

Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?

Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.

Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?

Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjesht. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjeshtë. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje./tvklan.al