Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se 3 persona janë vrarë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës.

Raportohet se mes viktimave ishte një çift bashkëshortësh që u sulmua brenda automjetit të tyre teksa lëviznin në rrugë.

Banorët në qytet thonë se kanë dëgjuar fillimisht 2 shpërthime të forta dhe vetëm më pas sirenën e sulmit ajror.

Shkatërrimi kryesor si pasojë e sulmit ndodhi në lagjen qendrore Shevchenkivskyi, ku tani ka një krater të thellë në rrugë jashtë një qendre biznesi.

Një fabrikë ushtarake në lagje është shënjestruar vazhdimisht nga Rusia, por dëmi nga sulmi ishte kryesisht në ndërtesa civile.

Stacioni i metrosë, restorantet dhe bizneset aty pranë janë gjithashtu të dëmtuara shumë, ndërsa punonjësit e urgjencës po largojnë rrënojat nga vendi i ngjarjes./tvklan.al