Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet në një vizitë pune në Kiev të Ukrainës, ku po merr pjesë në një takim të Ministrave të Jashtëm.
Gjatë vizitës ministri Hasani ka pasur disa takime atje, ku mes të tjerësh është takuar edhe me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.
Hasani thekson se janë shkëmbyer instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, i fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.
“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha. Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, shprehet Hasani në postimin e tij në “X”.
Productive meetings in Kyiv with President @ZelenskyyUa, Speaker of Parliament @r_stefanchuk, Prime Minister @Denys_Shmyhal, Deputy Prime Minister @StefanishynaO and Foreign Minister @andrii_sybiha.
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 18, 2025
We exchanged the ratification instruments of the Agreement of Friendship and… pic.twitter.com/c2QP1eLirg
/tvklan.al