Manastirliu tha se janë ngritur pika informacioni, sot sërish pritje të gjata
Këto janë pamjet që të ofrohen pranë Dispancerisë së Tiranës. Qytetarët presin në radhë me orë të tëra për të bërë takuar mjekun për konsultë.
Të moshuarit thonë se po diskriminohen. Ndërkohë që nuk respektohet as oraret dhe as distancat.
Shumë prej këtyre pacientëve kanë kaluar Covidin dhe mjeku i familjes i ka referuar për grafi për të parë gjendjen e tyre pas kalimit të sëmundjes. I tillë është edhe rasti i kësaj zonje.
Pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë njoftoi se radhët e pritjes në dyert e spitaleve Covid do të marrin fund, pasi u hap një pikë informimi për familjarët, situata vijon po e njëjtë.
Qytetarët presin para spitalit Covid 1 për të kontaktuar me mjekët që ndjekin të afërmit e tyre.
Situata në spitale paraqitet e rënduar pasi të shtuarit janë shtuar ndjeshëm, sipas autoriteteve në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë që vetëm në pak orë në Spitalin Infektiv u shënuan dy humbje jete.
Klan Plus