Sean “Diddy” Combs po e feston ditëlindjen e tij pas hekurave.
Reperi i cili mbush 55 vjeç, do të ketë disa vakte të veçanta në Metropolitan Detention Center in Brooklyn, New York.
Dita e tij do të nisë me një mëngjes me drithëra që do t’i zgjedhë ai, fruta dhe një kek.
Në drekë do t’i ofrohen makarona me salcë marinara, qoftë dhe një sallatë ndërsa opsionet e darkës janë pulë ose oriz i skuqur me tofu si dhe fasule të zeza e karota.
Ndryshe nga vitet e shkuara, kjo ditëlindje krijon një kontrast me festat e tij të ekzagjeruara. Vitin e kaluar ai e festoi në një restorant në Londër ku ftoi yje si Janet Jackson dhe Naomi Campbell.
Në vitin 2019 kur mbushi 50 vjeç, Combs organizoi një festë në rezidencën e ti në Beverly Hills ku morën pjesë më të famshmit si Beyoncé, Jay-Z, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kylie Jenner, Pharrell, Post Malone, Kate Beckinsale etj.
Reperi u arrestua në shtator dhe mbi të rëndojnë akuzat e abuzimit seksual, mashtrimit të parave dhe prostitucionit. Në qendër të hetimit janë festat e tij të çmendura për të cilat është akuzuar se një mori njerëzisht janë droguar, përdhunuar dhe sulmuar seksualisht prej tij dhe personave të tjerë, përfshirë të famshëm./tvklan.al