Komisioni Zgjedhor ka numëruar mbi 90% të votave për Presidencialet në Maqedoninë e Veriut dhe sipas rezultatit të deritanishëm, 2 kandidatët më të votuar janë Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE dhe kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski i mbështetur nga socialdemokratët në qeveri.

Opozitarja Godrana Siljanovska ka siguruar më shumë se 40% të votave, me një epërsi prej mbi 20% ndaj presidentit aktual. Sipas Kodit Zgjedhor, që një kandidat për president të sigurojë mandatin që në raundin e parë, ka nevojë për një mbështetje mbi 50%. Ashtu siç pritej, presidentin e Maqedonisë së Veriut do ta përcaktojë raundi i balotazhit të 8 Majit. 

Mes dy kandidatëve shqiptarë, më i votuari është ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai siguroi 13.36% të votave dhe u rendit i treti, me 4% epërsi ndaj rivalit opozitar shqiptar, Arben Taravari. Pjesëmarrja në këto zgjedhje arriti në 48.47%, 5% më e lartë krahasuar me presidencialet e 5 viteve më parë, që për të parën herë u zhvilluan me votim popullor. 


Gordana Siljanovska Davkova  – 362.682 | 40,08%

Stevo Pendarovski  – 180.306 | 19,93%

Bujar Osmani  – 120.903 | 13,36%

Maksim Dimitrievski –  83.787 | 9,26%

Arben Taravari  – 83.356 | 9,21%

Biljana Vankovska Cvetkovska – 41.172 | 4,55%

Stevço Jakimovski  –  8.103 | 0,90%


/tvklan.al